Mbledhja e kryesisë, Meta denoncon: Po tentohet t’i bllokohen llogaritë PL-së!

Partia e Lirisë zhvilloi këtë të enjte mbledhje e kryesisë,pjesë e së cilës ishte edhe Presidenti i partisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij, Meta denoncoi se po tentohet t’i bllokohen llogaritë bankare kësaj force politike. Sipas kreut të PL-së, këto sulme bëhen me qëllim asgjësimin e partisë, por edhe të pluralizmit politik në vendin […]

gusht 16, 2024 - 02:00
 0  12
Mbledhja e kryesisë, Meta denoncon: Po tentohet t’i bllokohen llogaritë PL-së!

Partia e Lirisë zhvilloi këtë të enjte mbledhje e kryesisë,pjesë e së cilës ishte edhe Presidenti i partisë, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Meta denoncoi se po tentohet t’i bllokohen llogaritë bankare kësaj force politike.

Sipas kreut të PL-së, këto sulme bëhen me qëllim asgjësimin e partisë, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.

“Një banke e nivelit te dyte ka bërë tentative mafioze per te bllokuar lëvizjet ne llogarite bankare te Partisë se Lirisë per te krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës se PL. Nuk mund të them emrin e bankës së mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke i bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin investimet nga ajo bankë, ta falimentoj më keq se Suden.

Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën?! Do fshehin aferën më të zezë, aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?!  Hë mo Tedi e fshehin dot? E fshehin dot shkrimin e 28 prillit, po emailin e 27 prillit? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz të Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre për të përdorur për të ekzekutuar pluralizimin politik në Shqipëri… Hë mo Tedi, e qartë? S’më dukesh shumë i qartë! Më dukesh shumë i butë”, tha Meta.