Mbrojtja e të dhënave, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro, Tabaku: I vendosini dhe më pas i falni

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ai tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta si në institucionet publike dhe për qytetarin. ‘Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme […]

dhjetor 20, 2024 - 01:00
 0  7
Mbrojtja e të dhënave, Manja: Sanksione deri në 10 mln euro, Tabaku: I vendosini dhe më pas i falni

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ai tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta si në institucionet publike dhe për qytetarin.

‘Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit europian e cituar edhe në progresraporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionele për të drejatat e njeriut.  Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptar duke përforëcuar standrdet sa i takon mbrojtjes së të dhnave persobakle njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. 

Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij Ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projekligji është konsultuar me shërbimet komisionit detajë për detajë. Ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur dy probleme që të mos preken sanksionet që u i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro. Një barë e tillë vlen edhe për sektorin privatë’, tha ai. 

Depueteja e PD Jorida Tabaku u shpreh se gjobat janë të larta, ndërsa u shpreh se ato edhe mund të falen.

‘Gjëja që unë kundërshtojë janë gjonat, janë të larta dhe na ndodh ajo që po ndodh sot vini dhe i falni. I vendosini dhe më pas i falni. Po nëse meriaku juaj është mbrojtaj e dhënave, cafrë ndodh nëse në fushatë elektorale në zgjedhje ngre të njëtën databazë me të dhënat publike cafrë masda do të marr komisioneri do ti vendos gjobë 10 mln euro, ligji sduhet të jetë në letër por në praktikë’, tha ajo’, tha ajo.