Mbyllen edhe dy pompa të derivateve në Zveçan e Leposaviq

Edhe dy pompa të derivateve janë mbyllur në Zveçan e Leposaviq. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Front Online. Njoftimi i plotë nga ministria:  Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut: Aksion i suksesshëm kundër operatorëve ekonomik pa leje Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht […]

Korrik 22, 2024 - 20:31
 0  6
Mbyllen edhe dy pompa të derivateve në Zveçan e Leposaviq
mbyllen-edhe-dy-pompa-te-derivateve-ne-zvecan-e-leposaviq

mbyllen-edhe-dy-pompa-te-derivateve-ne-zvecan-e-leposaviq

Edhe dy pompa të derivateve janë mbyllur në Zveçan e Leposaviq. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Front Online.

Njoftimi i plotë nga ministria: 

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut: Aksion i suksesshëm kundër operatorëve ekonomik pa leje

Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas konstatimit të operimit pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Ky aksion është realizuar me sukses nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës , Doganën e Kosovës , Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit .

Verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi.

**Kujdes!** Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësiaë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim