Mbyllet para kohe thirrja për pajisje efiçiente, mbi 13 mijë aplikantë
13,415 qytetarë kanë aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë për subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje. Sipas njoftimit të ME-së, thirrja është mbyllur para kohe për shkak të aplikimeve në numër të mjaftueshëm. Në kushte normale planifikoj të ishte e hapur deri më 11 tetor. “Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë: pompë Termike: […]
13,415 qytetarë kanë aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë për subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje.
Sipas njoftimit të ME-së, thirrja është mbyllur para kohe për shkak të aplikimeve në numër të mjaftueshëm. Në kushte normale planifikoj të ishte e hapur deri më 11 tetor.
“Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë: pompë Termike: 30% e vlerës investive, deri në 2000.00 €; kondicioner/Klimë efiçiente: 40% e vlerës investive, deri në 400.00 €; për prindërit vetushqyes dhe ata në ndihmë sociale (kategoria I & II), 60% e vlerës investive, deri në 550.00 €; kalda me Biomasë (dru, pelet dhe briket): 70% e vlerës investive, deri në 1200.00 €; stufa Individuale: 70% e vlerës investive, deri në 435.00 €; për prindërit vetushqyes dhe qytetarët në ndihmë sociale, 90% e vlerës investive, deri në 560.00 €”, thuhet në komunikatën për media.
Bëhet e ditur se komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm.