Më 30 qershor në LSDM do të ketë zgjedhje për kryetar partie

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka paralajmëruar që do të ketë zgjedhje të brendshme partiake për kryetar më 30 qershor, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga kjo parti, transmeton Portalb.mk. “Në seancën e sotme të Bordi Ekzekutiv në LSDM, u miratua Vendimi për zgjedhjet e brendshme të parakohshme për kryetar të LSDM-së më 30 qershor […]

maj 28, 2024 - 06:01
 0  11
Më 30 qershor në LSDM do të ketë zgjedhje për kryetar partie
LSDM - Dimitar Kovaçevski, Foto: Fejsbuku zyrtar i LSDM-së

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka paralajmëruar që do të ketë zgjedhje të brendshme partiake për kryetar më 30 qershor, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga kjo parti, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme të Bordi Ekzekutiv në LSDM, u miratua Vendimi për zgjedhjet e brendshme të parakohshme për kryetar të LSDM-së më 30 qershor të vitit 2024 (e diele), pas dorëheqjes së kryetarit Dimitar Kovaçevskit nga funksioni”, njoftoi LSDM-ja.

Ata vlerësojnë që kandidatët do të kenë mundësi të përgatiten për zgjedhje, duke theksuar që më 30 maj Bordi Qendror do të përcakton kriteret, mënyrat dhe afatet në atë mënyrë që zgjedhjet të jenë më demokratike.

Ndryshe, zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 18, LSDM 18, VLEN 14, E Majta 6 dhe ZNAM 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Ky rezultat u vlerësua si një humbje e thellë e LSDM-së, parti e udhëhequr në dy vitet e fundit nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. Për këtë arsye, Kovaçevski më 22 maj dha dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake, duke kërkuar një gjë të tillë edhe nga kolegët e partisë.