Me 58 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi rendin e ditës, në të huamarrja prej 500 milionë eurove nga Hungaria
Pasditen e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua rendi i ditës për seancën e 14-të, ku përfshihet edhe pika rreth huamarrja në vlerë prej 500 milionë euro që pritet të merret nga shteti i Hungarisë, transmeton Portalb.mk. Për këtë rend dite, votuan 58 deputetë “për”, ndërsa 14 votuan “kundër”. Abstenim nuk votoi […]
Pasditen e sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua rendi i ditës për seancën e 14-të, ku përfshihet edhe pika rreth huamarrja në vlerë prej 500 milionë euro që pritet të merret nga shteti i Hungarisë, transmeton Portalb.mk.
Për këtë rend dite, votuan 58 deputetë “për”, ndërsa 14 votuan “kundër”. Abstenim nuk votoi asnjëri.
Në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, për rritjen lineare të pensioneve, votuan 71 deputetë “për” që ky ndryshim të realizohet me procedure të shkurtuar.
Me procedurë të shkurtuar do të procedohen edhe ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
Ndryshe, në lidhje me huamarrja që do të marrë Maqedonia e Veriut nga Banka e Hungarisë, 62 deputetë votuan “për” përfshirjen e kësaj pike në rendin e ditës. Qeveria kishte propozuar që ky akt të kalojë me procedurë të shkurtuar.
Kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.