Me dëgjimin e të akuzuarve vazhdon gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. I akuzuari Velibor Manev ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ai zbuloi detaje, duke shpjeguar se si ekipi e kishte planifikuar dhe kryer vrasjen e Zhezovskit, si dhe çfarë ndodhi para dhe pas ngjarjes tragjike, transmeton Portalb.mk. “Ashtu siç ishte […]

Mars 24, 2025 - 17:00
 0  4
Me dëgjimin e të akuzuarve vazhdon gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. I akuzuari Velibor Manev ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ai zbuloi detaje, duke shpjeguar se si ekipi e kishte planifikuar dhe kryer vrasjen e Zhezovskit, si dhe çfarë ndodhi para dhe pas ngjarjes tragjike, transmeton Portalb.mk.

“Ashtu siç ishte shtrirë, Palço e gjuajti me një plumb. Nga tronditja po merrja frymë thellë, ndërsa Palevski e futi në gropë”, tha Manev, duke shpjeguar se i gjithë incidenti ka ndodhur shpejt dhe pa pritur.

Ai tha se para vrasjes, me grupin ishin duke u përgatitur, duke blerë naftë dhe benzinë, të cilat më pas i kishin vendosur në veturën “Kangu”.

Pas dëshmisë së gjatë të Velibor Manev, dëshmoi Bore Videvski. Ndryshe nga Manev, Videvski mohon se ai është i lidhur me rrëmbimet e Pançe Zhezovskit dhe Vanja Gjorçevskës, megjithëse ADN-ja e tij u gjet në shiritin që i ishte ngjitur Vanjës pas rrëmbimit. Ai sot e nisur me pyetje nga avokati i tij.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.