“Më lini të shkojë në shtëpi”, Calhanoglu i ka kërkuar Interit ta lejojë të largohet
Raportet nga Turqia pretendojnë se Hakan Calhanoglu i ka kërkuar Interit ta lejojë të kalojë te Galatasaray këtë verë. Mesfushori i Interit dëshiron të rikthehet në Turqi dhe, sipas gazetës turke Sabahspor, ai ka informuar drejtuesit e klubit zikaltër për dëshirën e tij për largim. “Erdha te ky klub si lojtar i lirë katër vite […]


Raportet nga Turqia pretendojnë se Hakan Calhanoglu i ka kërkuar Interit ta lejojë të kalojë te Galatasaray këtë verë.
Mesfushori i Interit dëshiron të rikthehet në Turqi dhe, sipas gazetës turke Sabahspor, ai ka informuar drejtuesit e klubit zikaltër për dëshirën e tij për largim.
“Erdha te ky klub si lojtar i lirë katër vite më parë dhe gjithmonë kam dhënë maksimumin tim”.
“Dua ta vazhdoj karrierën time te Galatasaray dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj. Më lejoni të kthehem në shtëpi”, thuhet të ketë deklaruar Calhanoglu.
Më herët gjatë këtij muaji, Football Italia raportoi se Interi nuk ka ndërmend ta lëshojë 31-vjeçarin për një çmim të ulët, duke qenë se ai ka kontratë deri në qershor 2027.
Ndërkohë, Interi ka transferuar tashmë Petar Sucic për mesfushën dhe ka bërë një ofertë për Nicolo Rovella të Lazios, por klubi kryeqytetas nuk po pranon ta shesë për më pak se klauzola prej 50 milionë eurosh.
Një tjetër sinjal se Calhanoglu synon largimin për te Galatasaray ka ardhur në mënyrë të pazakontë nga berberi i lojtarit, i cili postoi një foto me të të dielën, duke shkruar: “A është duke ndodhur?”
Aktualisht, Calhanoglu është i dëmtuar dhe nuk ka marrë pjesë në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube deri më tani.
