E bujshme: Milan po e transferon bomberin 70 milionësh nga Bundesliga
Max Allegri po kërkon një qendërsulmues të fortë si partnerin ideal për Santiago Gimenez. “Corriere dello Sport” raporton se dëshira e Allegrit, por edhe e drejtorit sportiv, Igli Tare, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy. 29-vjeçari nga Guinea ka shënuar 35 gola në 48 ndeshje sezonin e fundit me Borussia Dortmund, duke ngjallur interesin e […]


Max Allegri po kërkon një qendërsulmues të fortë si partnerin ideal për Santiago Gimenez.
“Corriere dello Sport” raporton se dëshira e Allegrit, por edhe e drejtorit sportiv, Igli Tare, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy.
29-vjeçari nga Guinea ka shënuar 35 gola në 48 ndeshje sezonin e fundit me Borussia Dortmund, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha.
Guirassy është fiks profili i kërkuar nga Allegri, por negociatat me Dortmund pritet të jenë shumë të vështira.
Verdhezinjtë e vlerësojnë 70 milionë euro sulmuesin e tyre dhe nuk pranojnë asnjë ofertë më pak se kjo shifër, gjë që duket e vështirë për gjendjen aktuale të Milanit.
Gjithsesi, sipas raportimit në fjalë, Igli Tare do tentojë për një transferim të mundshëm të Serhou Guirassy, por gjasat që kjo lëvizje të finalizohet me sukses janë shumë të pakta.
