Muharremi: Votuesit me rroga të ulëta mbështesin LVV-në, të pasurit orientohen nga PDK-ja

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi ka deklaruar se Lëvzijen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit që kanë të ardhura nga 151-300 euro. Në një postim në Facebook, Muharremi ka shkruar se LVV përkrahet më së shumti prej personave me të ardhura të ulëta dhe mesatare të ulëta, dhe se këtë e tregon matja

qershor 30, 2025 - 10:30
 0  4
Muharremi: Votuesit me rroga të ulëta mbështesin LVV-në, të pasurit orientohen nga PDK-ja
Muharremi: Votuesit me rroga të ulëta mbështesin LVV-në, të pasurit orientohen nga PDK-ja

Muharremi: Votuesit me rroga të ulëta mbështesin LVV-në, të pasurit orientohen nga PDK-ja

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi ka deklaruar se Lëvzijen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit që kanë të ardhura nga 151-300 euro.

Në një postim në Facebook, Muharremi ka shkruar se LVV përkrahet më së shumti prej personave me të ardhura të ulëta dhe mesatare të ulëta, dhe se këtë e tregon matja e fundit të qershorit nga Omnibus.

“PDK fillon me përkrahje të ulët tek shtresat me të ardhura minimale dhe kulmon si partia e parë tek klasa e mesme dhe e lartë. LDK ka bazë të fortë tek ata me të ardhura të ulëta e pastaj ka rënie në shtresat e mesme”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij LVV:

-Ka përkrahjen më të lartë te qytetarët me të ardhura të ulëta:
-46.2% te ata me të ardhura deri 150 euro
-Arrin kulmin në grupin 151-300 euro me 49.5%
-Rënia është e vazhdueshme me rritjen e të ardhurave me vetëm 29.5% te ata me mbi 900 euro

PDK:
-Fillon me 12.5% përkrahje te grupi me të hyra të ulëta dhe rritet ndjeshëm me rrtjhe të të ardhurave
-Nga 24.7% (301–450 euro)
-Partia e parë me 32.1% për ata që fitojnë mbi 900 euro

LDK:
-Përkrahje të fortë 28.8% tek personat me të ardhura më të ulëta
-Rënie në grupet e tjera
-Vetëm 8.6% te qytetarët me të ardhura 751-900 euro
-15.4% persona me te ardhura mbi 900 euro.