‘Me loçkat’ Gili publikon një imazh të bukur në shoqëri të Shyhrete Behlulit dhe Remzie Osmanit

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Gili, Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli, janë parë sërish bashkë në një dasmë, duke treguar se miqësia e tyre mbetet e fortë. Gili ka ndarë një fotografi në Instagram ku shihet në shoqërinë e dy kolegeve të saj të afërta, Remzies dhe Shyhretes, të tria të buzëqeshura dhe plot […]

tetor 9, 2025 - 12:00
 0
‘Me loçkat’ Gili publikon një imazh të bukur në shoqëri të Shyhrete Behlulit dhe Remzie Osmanit

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Gili, Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli, janë parë sërish bashkë në një dasmë, duke treguar se miqësia e tyre mbetet e fortë.

Gili ka ndarë një fotografi në Instagram ku shihet në shoqërinë e dy kolegeve të saj të afërta, Remzies dhe Shyhretes, të tria të buzëqeshura dhe plot stil.

Këtë raport të ngrohtë këngëtaret e shfaqin sa herë dalin në publik.

Miqësia e tyre, e ndërtuar ndër vite në skenën muzikore, duket se vetëm sa po forcohet me kalimin e kohës, një shembull i bukur bashkimi mes artisteve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.