Pesë shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut
Numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i turistëve vendor ka shënuar ulje, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor […]
Numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i turistëve vendor ka shënuar ulje, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 14.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin shtator janë regjistruar gjithsej 134 829 turistë, apo 8 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ashtu që 101 664 e turistëve janë të huaj.
Më shumë turistë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtatorë kanë ardhur prej Turqisë (34 844), Serbisë (8 155), Gjermanisë (5 607), Polonisë (4 717), Holanda (3 594), etj.