Me paradën tradicionale të maskave filloi Karnavali i Vevçanit
Me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër Julian, në Komunën e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut po mbahet manifestimi tradicional “Karnavali i Vevçanit”, raporton Agjencia Anadollu. Ky karnaval konsiderohet si një nga kuriozitetet më të mëdha kulturore unike në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, me një traditë mbi 1400 vjeçare. Karnavali […]
Me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër Julian, në Komunën e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut po mbahet manifestimi tradicional “Karnavali i Vevçanit”, raporton Agjencia Anadollu.
Ky karnaval konsiderohet si një nga kuriozitetet më të mëdha kulturore unike në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, me një traditë mbi 1400 vjeçare. Karnavali i Vevçanit, i cili mbahet me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, njihet për paraqitjen satirike të ngjarjeve të jetës publike dhe politike, përmes maskave dhe personifikimit të ndryshëm.
Karnavali zgjat dy ditë, ndërsa nesër të gjithë pjesëmarrësit djegin maskat, me simbolikën se e keqja nuk do të përsëritet.
Ndryshe, në Karnavalin e Vevçanit, “dhëndri” dhe “nusja” janë personazhet-maskat kryesore të karnavalit. Maskat mbahen në fshehtësi të madhe deri në paraqitjen në paradë, dhe nuk përsëriten kurrë në asnjë nga karnavalet e mëpasshme.