Më shumë se gjysma e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale, rreth 6 % në panele solare

Në Maqedoninë e Veriut më së shumti energji elektrike prodhohet në termocentrale (54.8 %), ndërsa pjesa tjetër në hidrocentrale (34.3 %), panele solare (6.4 %), turbinat e erës (3.1 %) dhe në centralet e biogazit (1.4 %), transmeton Portalb.mk. “Në maj 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 403 501 МWh energji elektrike, […]

Korrik 26, 2024 - 04:31
 0  8
Më shumë se gjysma e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale, rreth 6 % në panele solare
Rrymë elektrike, EVN, foto: Suad Bajrami

Në Maqedoninë e Veriut më së shumti energji elektrike prodhohet në termocentrale (54.8 %), ndërsa pjesa tjetër në hidrocentrale (34.3 %), panele solare (6.4 %), turbinat e erës (3.1 %) dhe në centralet e biogazit (1.4 %), transmeton Portalb.mk.

“Në maj 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 403 501 МWh energji elektrike, 3.994 mil. nm3 gaz natyror, 363 212 ton qymyr dhe 89 448 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut në muajin maj ka arritur të mbulon 93.6 përqind të energjisë së shpenzuar përmes prodhimit të brendshëm, ashtu që 99.9 % e thëngjillit shfrytëzohet në termocentrale.