Me sloganin “Lufta vazhdon”, u shënua sot 2 gushti

Me sloganin “Lufta vazhdon”, kreu i shtetit shënoi 2 gushtin, kryengritjen e Ilindenit. Ceremonia e cila u zhvillua në disa lokacione, u pasua me mesazhe të forta për situatën aktuale The post Me sloganin “Lufta vazhdon”, u shënua sot 2 gushti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 3, 2024 - 00:32
 0  5
Me sloganin “Lufta vazhdon”, u shënua sot 2 gushti

Me sloganin “Lufta vazhdon”, kreu i shtetit shënoi 2 gushtin, kryengritjen e Ilindenit. Ceremonia e cila u zhvillua në disa lokacione, u pasua me mesazhe të forta për situatën aktuale politike, por edhe për prosperitetin dhe të ardhmen e vendit, shkruan Alsat.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga Pelinca tha se e ardhmja e Maqedonisë qëndron në evropianizimin e saj, por edhe në luftën e kësaj qeverie për t’i mbajtur të rinjtë në vend.

Duke folur pikërisht për të ardhmen dhe rrugën e vendit drejt BE-së, kryeministri Mickoski nga Krusheva theksoi se përpjekjet në rrugën drejt BE-së vazhdojnë, por theksoi se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë pas kërkesave bullgare. Ai tha se shteti është tradhtuar nga qeverisja e kaluar, ndërsa ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike të bashkohen rreth temave të rëndësishme për qytetarët, si arsimi, ekonomia dhe një e ardhme më e mirë për të rinjtë.

Edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij theksoi se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë me qeverinë e re, duke kujtuar se vendi tashmë ka arritur të bëjë gjysmën e kësaj rruge duke u anëtarësuar në NATO.

Politika nuk guxon të jetë pengesë për bashkimin rreth idealeve të KAÇKM-së dhe Ilindenit, tha lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili theksoi se lufta aktuale ka në fokus një jetë më të mirë për të gjithë, e mbi të gjitha për të rinjtë.

Manifestimi qendror me rastin e Ilindenit u mbajt në Meçkin Kamen në Krushevë, kurse festa u shënua me ceremoni solemne në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë, si dhe me vendosjen e luleve në sheshin Maqedonia në Shkup dhe para Kuvendi./ Alsat.mk

The post Me sloganin “Lufta vazhdon”, u shënua sot 2 gushti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .