Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Nënkryetari i Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë Dmitry Medvedev, ka akuzuar Finlandën se është duke u përgatitur për të sulmuar Rusinë. “Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev. Sipas mediave […]

shtator 8, 2025 - 21:30
 0
Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Nënkryetari i Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë Dmitry Medvedev, ka akuzuar Finlandën se është duke u përgatitur për të sulmuar Rusinë.

“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev.

Sipas mediave të huaja, Medvedev po ashtu ngriti shqetësimet e tij në lidhje me anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe hapjen e një qendre të re rajonale të komandës së forcave tokësore nga NATO në Mikkeli (Finlandë), pranë kufirit rus.

Finlanda iu bashkua NATO-s në prill të vitit 2023 për të forcuar sigurinë e saj kundër agresionit rus.