Melinda Ademi publikon këngën e re “Kjo verë”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Kjo verë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Këngëtarja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, siç rëndom merr vëmendje. Foto: Screenshot/YouTube Teksti është shkruar nga vetë Ademi në bashkëpunim me Mag Zogajn. Producimi […]

Korrik 25, 2024 - 16:30
 0  8
Melinda Ademi publikon këngën e re “Kjo verë”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Kjo verë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Këngëtarja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, siç rëndom merr vëmendje.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë Ademi në bashkëpunim me Mag Zogajn.

Producimi ndërkohë u bë nga Aspekt në Redbox Entertainment me video të realizuar nga Sekuencë.

Foto: Screenshot/YouTube

Melinda këtë vit ka qenë tejet aktive dhe e angazhuar me projekte të reja muzikore.

Ajo është shumë e kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte.