Mersiha Smailoviq është kandidate për president të Maqedonisë

Mersiha Smailoviq, e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak (LDB), është kandidate për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale 2024. Ajo është e njohur për publikun si aktiviste civile në luftën për të drejtat e njeriut. Në një konferencë për shtyp ku u promovua kandidatura e saj, ajo tha se megjithëse është […] The post Mersiha Smailoviq është kandidate për president të Maqedonisë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 23, 2024 - 19:00
 0  3
Mersiha Smailoviq është kandidate për president të Maqedonisë

Mersiha Smailoviq, e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak (LDB), është kandidate për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale 2024.

Ajo është e njohur për publikun si aktiviste civile në luftën për të drejtat e njeriut.

Në një konferencë për shtyp ku u promovua kandidatura e saj, ajo tha se megjithëse është hera e parë që komuniteti boshnjak ka kandidatin e tij presidencial, përkatësia e saj etnike nuk e përcakton atë në një kontekst politik dhe programi dhe angazhimet e saj do të jenë për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në shoqërinë tonë multietnike dhe se fokusi i fushatës do të jetë tek të gjithë qytetarët e vendit.

Ideja e saj për planin e brendshëm është forcimi i kohezionit, kurse për planin e jashtëm për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe marrëdhënieve me partnerët strategjikë, ekskluzivisht nga ajo që është në interes të qytetarëve.

The post Mersiha Smailoviq është kandidate për president të Maqedonisë appeared first on InfoShqip.com.