Osmani: Një qeveri me shqiptarë jolegjitim është si qeveri pa shqiptarë
-BDI mblidhet vazhdimisht, emocionet e popullit shqiptar tashmë janë ndezur dhe ne po mundohemi më shumë të menaxhojmë dhe kontrollojmë, sepse ka njerëz që tashmë e ndjejnë se vota e tyre ishte e pavlefshme. Kështu e ka përshkruar situatën pas zgjedhjeve të 8 majit nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi partia fituese VMRO-DPMNE ka nisur […]
-BDI mblidhet vazhdimisht, emocionet e popullit shqiptar tashmë janë ndezur dhe ne po mundohemi më shumë të menaxhojmë dhe kontrollojmë, sepse ka njerëz që tashmë e ndjejnë se vota e tyre ishte e pavlefshme. Kështu e ka përshkruar situatën pas zgjedhjeve të 8 majit nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi partia fituese VMRO-DPMNE ka nisur bisedimet për përbërjen e qeverisë së ardhshme me koalicionin VLEN, përcjell TV21. Osmani thotë se Fronti Evropian përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe jo VLEN, koalicion që fitoi më pak vota.
“Cili është kriteri për përcaktimin e relevancës?” Kush e përcakton çfarë është pak e çfarë shumë, nëse jo pakica dhe shumica?”, pyet Osmani.
Ai përdori edhe një krahasim.
“Një qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe një qeveri pa shqiptarë është i njëjti koncept. Po ju them – Millosheviqi e ka bërë në Kosovë. Rahman Morinën e bëri president të Kosovës, shqiptarët i thanë – kush është ky?”, tha Osmani në Kanal 5./tv21.tv