Mes spekulimeve për ndarje nga Ledri Vula, Sara Hoxha po zhvendoset në një shtëpi të re me vajzën Poemë

Sara Hoxha ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ajo dhe vajza e saj Poemë Blu do të zhvendosen në një shtëpi të re. Shtëpia është ende në proces për t’u rinovuar, sidoqoftë influencerja ndau pamje në llogarinë e saj në Instagram. “Dje ishte një ditë e bukur por emocionale. Poi dhe unë shkuam për të […]

shtator 21, 2024 - 16:00
 0  3
Mes spekulimeve për ndarje nga Ledri Vula, Sara Hoxha po zhvendoset në një shtëpi të re me vajzën Poemë

Sara Hoxha ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ajo dhe vajza e saj Poemë Blu do të zhvendosen në një shtëpi të re.

Shtëpia është ende në proces për t’u rinovuar, sidoqoftë influencerja ndau pamje në llogarinë e saj në Instagram.

“Dje ishte një ditë e bukur por emocionale. Poi dhe unë shkuam për të parë shtëpinë tonë të re. Ky është me të vërtetë një proces emocionues”, ka shkruar ajo në një postim.

Foto: Sara Hoxha / Instagram

Ajo gjithashtu ndau me ndjekësit të saj pamje të tjera të shtëpisë, e cila është duke u rregulluar.

Njoftimi për shtëpinë e re, ku do të jetojë Sara bashkë me vajzën Poemë, vjen mes spekulimeve për ndarje nga Ledri Vula.

Foto: Sara Hoxha / Instagram

Me muaj të tërë flitet për këtë, megjithatë një gjë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Foto: Sara Hoxha / Instagram