Mësohet data kur Barcelona do të paguajë klauzolën e Nico Williams

Barcelona ka vendosur të ecë përpara me nënshkrimin e Nico Williams, por pagesa e klauzolës prej 58 milionë eurosh do të shtyhet për në korrik për arsye strategjike financiare. Klubi planifikon që kjo pagesë të llogaritet në vitin financiar 2025/26, që nis më 1 korrik, me transfertën që pritet të kryhet në datat 1 ose […]

qershor 24, 2025 - 15:30
 0  5
Mësohet data kur Barcelona do të paguajë klauzolën e Nico Williams

Barcelona ka vendosur të ecë përpara me nënshkrimin e Nico Williams, por pagesa e klauzolës prej 58 milionë eurosh do të shtyhet për në korrik për arsye strategjike financiare.

Klubi planifikon që kjo pagesë të llogaritet në vitin financiar 2025/26, që nis më 1 korrik, me transfertën që pritet të kryhet në datat 1 ose 2 të muajit.

Barcelona po punon për të finalizuar marrëveshjen para se Nico të kthehet në stërvitje me Athletic Club në javën e dytë të korrikut.

Dëshira e klubit është që lojtari të jetë pjesë e skuadrës që Hansi Flick do të ketë në dispozicion për nisjen e parasezonit më 13 korrik.

Sipas Mundo Deportivo, po negociohet me Athletic që pagesa të bëhet pjesërisht dhe jo me një shumë të vetme, siç kërkon klauzola.

Kjo mbetet e pasigurt për shkak të marrëdhënieve të tendosura mes dy klubeve dhe qëndrimit të fortë të Athletic për klauzolën.

Barcelona është e gatshme të paguajë shumën e plotë nëse nuk gjendet një zgjidhje tjetër, ndërsa po vazhdon të ulë pagat për të lehtësuar regjistrimin e Nico Williams. /Telegrafi