Mexhiti, dalzotës edhe për medresantët: “Ne po e zgjidhim problemin!”
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar draftin e një ligji të posaçëm që synon të zgjidhë përfundimisht çështjen e regjistrimit të medresantëve dhe nxënësve të shkollave fetare në universitetet The post Mexhiti, dalzotës edhe për medresantët: “Ne po e zgjidhim problemin!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar draftin e një ligji të posaçëm që synon të zgjidhë përfundimisht çështjen e regjistrimit të medresantëve dhe nxënësve të shkollave fetare në universitetet publike të vendit. Drafti tashmë është dorëzuar për shqyrtim në platformën ENER dhe pritet të hyjë në procedurë parlamentare.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, një nga përfaqësuesit kyç të qeverisë aktuale, deklaroi se për herë të parë po i jepet një zgjidhje afatgjate dhe ligjore këtij problemi që, sipas tij, ishte keqpërdorur për dekada me radhë për përfitime elektorale.
“Kjo çështje është manipuluar për 30 vite, sidomos në prag fushatash. Nuk ka pasur kurrë një zgjidhje reale. Qasja jonë është jo për politikë ditore, por për zgjidhje ligjore”, deklaroi Mexhiti.
Çfarë parasheh ligji i ri?
Sipas analizës së publikuar nga Alsat, draftligji është në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Arsim të Mesëm dhe Ligjin për Statusin Juridik të Bashkësive Fetare.
Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të vlerësojë përputhshmërinë e planprogrameve të shkollave fetare (si Medreseja “Isa Beu” dhe Shkolla Ortodokse “Shën Klimenti i Ohrit”) me konceptin e maturës shtetërore dhe programet e shkollave të mesme.
Shkollat fetare do të duhet të kenë planprograme të dyfishta: një për lëndët gjenerale sipas standardeve të gjimnazit, dhe një për lëndët fetare sipas besimit përkatës.
Mësimdhënësit duhet të kenë kualifikim profesional me së paku 240 kredi, ndërsa matura shtetërore do të jetë kusht për regjistrim në universitete publike, përfshirë edhe ato teologjike.
The post Mexhiti, dalzotës edhe për medresantët: “Ne po e zgjidhim problemin!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
