Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
Lideri i LD Izet Mexhiti dhe lideri i lëvizjes BESA Bilall Kasami kanë marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. “Sot ndjeva kënaqësi dhe nder të veçantë teksa së bashku me Bilallin dhe Bekimin morëm pjesë në pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës në shënim të 25-vjetorit […]
Lideri i LD Izet Mexhiti dhe lideri i lëvizjes BESA Bilall Kasami kanë marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Sot ndjeva kënaqësi dhe nder të veçantë teksa së bashku me Bilallin dhe Bekimin morëm pjesë në pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës!
Kosova e përjetshme!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)