Mexhiti dhe Ibrahimi ia msyjnë Gostivarit
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një takim me strukturat partiake në Gostivar, njoftoi se koalicioni VLEN së shpejti do të transformohet në një subjekt të vetëm politik. Duke The post Mexhiti dhe Ibrahimi ia msyjnë Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një takim me strukturat partiake në Gostivar, njoftoi se koalicioni VLEN së shpejti do të transformohet në një subjekt të vetëm politik. Duke kaluar nga bashkëpunimi në një strukturë të përbashkët dhe të qëndrueshme, Mexhiti theksoi se ky hap do të forcojë përfaqësimin e shqiptarëve me unitet dhe vizion të ri.
“Brenda një viti kemi bërë një revolucion politik: bashkuam opozitën, sollëm ndryshimin dhe për vetëm 7 muaj dërguam në opozitë një subjekt që kishte qeverisur për dy dekada,” tha Mexhiti. Ai nënvizoi se qëllimi i VLEN-it nuk ishte thjesht rrëzimi i BDI-së, por realizimi i një platforme të re politike në shërbim të interesave shqiptare.
Në adresimin e tij, Mexhiti kritikoi ashpër qëndrimin e Arben Taravarit, duke theksuar: “Nuk mund të jesh edhe pozitë edhe opozitë. Nuk mund të kërkosh ndryshim dhe njëkohësisht të bashkëpunosh me BDI-në. Këtë tashmë e kanë kuptuar të gjithë partnerët tanë qeveritarë.”
Ai ritheksoi se dera e VLEN-it mbetet e hapur për të gjithë anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët, të cilët ndër vite kanë qëndruar kundër politikave të BDI-së.
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, Mexhiti u shpreh: “Ali Ahmeti ka bërë koalicion me Dudushin, me partitë boshnjake, madje ftoi edhe Taravarin. Nuk e dimë kë tjetër do të ftojë, por qytetarët do ta dënojnë në zgjedhjet lokale, ashtu siç e dënuan edhe në zgjedhjet parlamentare.”
Takimi në Gostivar konfirmoi vendosmërinë e Lëvizjes Demokratike dhe të koalicionit VLEN për të ecur përpara drejt ndërtimit të një force të vetme politike, që do të përfaqësojë shqiptarët me seriozitet, unitet dhe ide të qarta për të ardhmen.
Edhe lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në takimin me kryesinë e degës së partisë në Gostivar, ka theksyuar se shqiptarët anë më të bashkuar se kurrë dhe se ndryshimi që ndodhi para një viti me VLEN-in, siç tha Ibrahimi, me përkushtim të lartë dhe guxim, po vazhdon drejt zgjedhjeve lokale.
“Shqiptarët nuk e kanë zakon ta shkelin besën e dhënë, por kërkojnë punë, guxim dhe përgjegjësi për besimin që japin!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook. Flaka Media
The post Mexhiti dhe Ibrahimi ia msyjnë Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .