Mexhiti: Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI
Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI”. Kështu deklaroi kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, për akuzat e partisë tashmë opozitare, për propozimin e VMRO-së që Ministër i Marrëdhënie mes Bashkësive të jetë Ivan Stoilkoviq, i njohur për qëndimet e tij kundër Kosovës, masakrës së Srebrenicës dhe mbështetës i politikës ruse. […] The post Mexhiti: Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI appeared first on InfoShqip.com.
Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI”. Kështu deklaroi kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, për akuzat e partisë tashmë opozitare, për propozimin e VMRO-së që Ministër i Marrëdhënie mes Bashkësive të jetë Ivan Stoilkoviq, i njohur për qëndimet e tij kundër Kosovës, masakrës së Srebrenicës dhe mbështetës i politikës ruse. Mexhiti shtoi se nuk janë të kënaqur me këtë propozim, por e pranojnë sepse është propozim i dhënë nga partnerët e tyre të koalicionit.
”Nuk jemi shumë të kënaqur që Stoilkoviq do të jetë koleg i joni në Qeveri, për shkak të qendrimeve të tij atë nuk e kemi sjellur ne e kemi gjetur nga BDI. Sepse 10 vitet e kaluara ka qenë në koalicion me BDI, që 10 vite ka siguruar shumicën në Qeveritë e kaluara. Fundi fundit politika është arti i të mundshmes ne do e pranojmë sepse është partner i koalicionit më të madh në Qeveri, por ai udhëheq me dikaster që është shumë i vogël dhe do merret vetëm me pakicat në Maqedoni” . tha IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE .
The post Mexhiti: Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI appeared first on InfoShqip.com.