Mexhiti: Komisioni kuvendor konstatoi se kërkesa e VLEN-it për interpretimin e ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka shkruar se sot Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme. “Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë. Me këtë […]

gusht 6, 2024 - 20:30
 0  5
Mexhiti: Komisioni kuvendor konstatoi se kërkesa e VLEN-it për interpretimin e ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka shkruar se sot Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme.

“Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë. Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të liçencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e liçencave duhet të përgjigjen. Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online. Larg lojërat e fatit nga shtëpitë tona!”, ka shkruar Mexhiti.