Ndërroi jetë gazetari Sashe Dimovski
Pas komplikimeve të gjata dhe të vështira shëndetësore, në moshën 47 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Sashe Dimovski, i cili në opinion ishte i njohur për përcjelljen e zhvillimeve në sistemin e drejtësisë, transmeton Portalb.mk. Dimovski ka qenë kryetar i Këshillit të Nderit të SHGM-së, ndërsa së fundi është emëruar anëtarë në Komisionin për falje, […]
Pas komplikimeve të gjata dhe të vështira shëndetësore, në moshën 47 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Sashe Dimovski, i cili në opinion ishte i njohur për përcjelljen e zhvillimeve në sistemin e drejtësisë, transmeton Portalb.mk.
Dimovski ka qenë kryetar i Këshillit të Nderit të SHGM-së, ndërsa së fundi është emëruar anëtarë në Komisionin për falje, nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Dimovski ka punuar në Kanal 5, Sitel dhe Alfa Televizion, ka qenë themelues i portalit Svedok.mk dhe bashkëpunëtor në disa media në fushën e drejtësisë.
Ai ishte autor i një sërë botimesh në fushën e drejtësisë dhe medias.
Varrimi do të bëhet të mërkurën, më 07.08.2024, në varrezat e reja të qytetit në Veles.