Mexhiti: Kur BDI është e dobët, fitojnë shqiptarët dhe shteti

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i ftuar në emisionin Trilling të TV24, theksoi se sa herë që BDI është e dobët fitojnë qytetarët shqiptarë dhe shteti. “Kur në të kaluarën BDI kishte 10 deputetë, vendi u bë anëtar i NATO-s dhe tani mendoj se e njëjta gjë mund të ndodhë. Në vitet e kaluara kemi pasur deklarata […]

tetor 25, 2024 - 23:00
 0  5
Mexhiti: Kur BDI është e dobët, fitojnë shqiptarët dhe shteti

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i ftuar në emisionin Trilling të TV24, theksoi se sa herë që BDI është e dobët fitojnë qytetarët shqiptarë dhe shteti.

“Kur në të kaluarën BDI kishte 10 deputetë, vendi u bë anëtar i NATO-s dhe tani mendoj se e njëjta gjë mund të ndodhë. Në vitet e kaluara kemi pasur deklarata deklarative që tingëllojnë bukur, por nuk jemi afruar as një milimetër me Bashkimin Evropian”, ky është qëndrimi i zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti për çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e BDI-së dhe integrimin e shtetit.

Sa i përket njoftimeve për destabilizim, Izet Mexhiti theksoi se vendi është pjesë e NATO-s, partner me vendet anëtare të NATO-s dhe ne jemi garantues që kjo Qeveri është në rrugën e duhur dhe duke ndërmarrë hapa evropianë.