Në veri të Gazës nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor, thotë OBSH-ja

Në Veri të Gazës nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor, aty ku Izraeli vazhdon të pengojë qasjen e ndihmave. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Organizatëz Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Portalb.mk. Ghebreyesus njoftoi se dy misione të OBSH-së që shkuan në veri të Gazës dje u penguan dhe qasja e […]

tetor 11, 2024 - 16:00
 0  7
Në veri të Gazës nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor, thotë OBSH-ja
Gaza, Palestinezët që jetojnë në Beit Lahia vazhdojnë jetën e tyre të përditshme mes sulmeve izraelite. Foto: Mahmoud Issa/ Anadolu Agency

Në Veri të Gazës nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor, aty ku Izraeli vazhdon të pengojë qasjen e ndihmave. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Organizatëz Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Portalb.mk.

Ghebreyesus njoftoi se dy misione të OBSH-së që shkuan në veri të Gazës dje u penguan dhe qasja e tyre u refuzua. Ndërsa shtatë misione u penguan këtë javë.

“I bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë urdhrat e evakuimit dhe mbrojë spitalet. Gazës veriore nuk i ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor. Njerëzit nuk kanë ku të shkojnë. Të lehtësojë misionet humanitare. Të punojë për armëpushim”, tha Ghebreyesus.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë mbi 42 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 17 mijë fëmijë dhe 11 mijë gra ndërsa mbi 97 mijë të tjerë u plagosën.

Në ndërkohë, ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja.