Mexhiti: Kurti, kryeministri i parë që u prit nga qeveria jonë! Kosova ka vend të veçantë te ne! (VIDEO)

Zv.kryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti, pas takimit të sotëm më kryeministrin Albin Kurti, tha se Kosova ka vend të veçant në Qeverinë e re të Shkupit. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti, njoftoi se deri në fund të vitit, Qeveria e Shkupit dhe ajo e Prishtinës, do të organizojnë një mbledhje të […] The post Mexhiti: Kurti, kryeministri i parë që u prit nga qeveria jonë! Kosova ka vend të veçantë te ne! (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

gusht 6, 2024 - 02:30
 0  5
Mexhiti: Kurti, kryeministri i parë që u prit nga qeveria jonë! Kosova ka vend të veçantë te ne! (VIDEO)

Zv.kryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti, pas takimit të sotëm më kryeministrin Albin Kurti, tha se Kosova ka vend të veçant në Qeverinë e re të Shkupit.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti, njoftoi se deri në fund të vitit, Qeveria e Shkupit dhe ajo e Prishtinës, do të organizojnë një mbledhje të përbashkët.

““E para mund ta quajmë një vizitë pune e suksesshme me Qeverinë e Kosovës. Fakti që është vizita e parë, kryeministri i parë që pritet në Qeverinë e re, në diplomaci është një shenjë e mire, një shenjë që Kosova e ka vendin e veçantë, vendin e postatçëm në Qeverinë e re. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi po thellohet mes dy shteteve. Edhe këmbimi tregtar po rritet dhe do të rritet në të ardhmen. Deri në fund të vitit do të ketë një mbledhje të përbashkët kësaj rradhe në Prishtinë, ku do të shqyrtohen projektet e përbashkëta. U rikthesua që të përshpejtohet procedura për rrugën Prizren-Tetovë, të përshpejtohet rruga Shkup-Bllacë”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

VIDEO

The post Mexhiti: Kurti, kryeministri i parë që u prit nga qeveria jonë! Kosova ka vend të veçantë te ne! (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.