Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë është moment historik për barazi në administratë

Për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, miratimi i propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nga ana e Qeverisë përbën një moment historik, sepse, siç tha ai, për herë të parë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, si kategori kushtetuese që nga viti 2001, merr një zgjidhje të qartë dhe të plotë ligjore, shkruan Alsat. “Edhe […]

qershor 24, 2025 - 16:00
 0  4
Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë është moment historik për barazi në administratë

Për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, miratimi i propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nga ana e Qeverisë përbën një moment historik, sepse, siç tha ai, për herë të parë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, si kategori kushtetuese që nga viti 2001, merr një zgjidhje të qartë dhe të plotë ligjore, shkruan Alsat.

“Edhe pse kjo çështje është dashur të rregullohet me ligj që në vitin 2003, për më shumë se dy dekada mbeti peng i vullnetit politik. Propozim-ligji garanton qasje të barabartë në punësim dhe avancim në administratën publike, përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve në institucionet publike, por gjithashtu siguron që punësimi dhe avancimi të bazohen në merita dhe kualifikime individuale”, tha Mexhiti.