Mexhiti live nga Trubareva: Ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë

Shkup, 14 shtator – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti nga vendngjarja njoftoi se në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikësve dhe institucionet kompetente, kanë reaguar menjëherë për… The post Mexhiti live nga Trubareva: Ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 14, 2025 - 13:00
 0
Mexhiti live nga Trubareva: Ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë

Shkup, 14 shtator – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti nga vendngjarja njoftoi se në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikësve dhe institucionet kompetente, kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën. Nga ora 14:00, pas njoftimit për incidentin, inspektorët kanë nisur matjet e cilësisë së ajrit dhe rezultatet paraprake priten të publikohen në vijim, transmeton Zhurnal.mk.

Nëpërmjet një deklarate publike, z. Mexhiti nga Trubareva i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e Ministrisë për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë, duke qetësuar komunitetin dhe duke u siguruar se situata është nën kontroll. Të gjitha të dhënat e posaçme do të jenë të disponueshme për publikun sa më shpejt të përpunohen.

Në kumtesën e kabinetit të tij, ministri i Mjedisit Jetësor thekson se kompania në objektin e të cilit dje pasdite në Trubarevë shpërtheu zjarr posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021. //ZHURNAL

The post Mexhiti live nga Trubareva: Ftoj të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.