Mexhiti, Ljutkov e Ganiu vizituan shtëpinë e zejtareve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga ministri i kulturës Zoran Ljutkov dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, vizituan sot shtëpinë e zejtareve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, shkruan gazeta LAJM. “Sot, bashkë me ministrin e kulturës Zoran Ljutkov dhe kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiun, patëm kënaqësinë të vizitonim […]
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga ministri i kulturës Zoran Ljutkov dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, vizituan sot shtëpinë e zejtareve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, shkruan gazeta LAJM.
“Sot, bashkë me ministrin e kulturës Zoran Ljutkov dhe kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiun, patëm kënaqësinë të vizitonim shtëpinë e zejtareve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një vend ku artizanët e kësaj tradite të pasur po ruajnë dhe promovojnë mjeshtërinë e tyre të veçantë.
Ndjej një angazhim të thellë për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve që kontribuojnë në ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë sonë.
Vizita ime në këtë shtëpi artizane ishte një mundësi për të parë nga afër punën e jashtëzakonshme që këta mjeshtra po bëjnë.
Biseduam për sfidat që ata përballen në këtë sektor dhe për mënyrat se si mund të ofrojmë mbështetje më të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të artizanatit në vendin tonë.
Është e rëndësishme të kuptojmë se zanatet e tilla nuk janë thjesht profesione, por edhe një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe kulturës sonë”, ka shkruar Mexhiti.