Transformimi i mundshëm i VLEN në parti politike, Iseni: Është e domosdoshme sa më shpejt të shndërrohemi në një subjekt

VLEN dalëngadalë po shkon drejt shndërrimit nga koalicion në një subjekt politik. Pas formimit të Trupit Koordinues si dhe krijimit të Komisionit për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot ky koalicion caktoi edhe zëdhënësin e përbashkët, i cili do të jetë Fari Iseni. Në pyetjen se a pritet që para zgjedhjeve lokale VLEN të shndërrohet […] The post Transformimi i mundshëm i VLEN në parti politike, Iseni: Është e domosdoshme sa më shpejt të shndërrohemi në një subjekt appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 30, 2024 - 04:30
 0  5
Transformimi i mundshëm i VLEN në parti politike, Iseni: Është e domosdoshme sa më shpejt të shndërrohemi në një subjekt

VLEN dalëngadalë po shkon drejt shndërrimit nga koalicion në një subjekt politik. Pas formimit të Trupit Koordinues si dhe krijimit të Komisionit për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot ky koalicion caktoi edhe zëdhënësin e përbashkët, i cili do të jetë Fari Iseni.

Në pyetjen se a pritet që para zgjedhjeve lokale VLEN të shndërrohet në parti politike Iseni u përgjigj:

“Përderisa nuk ka trajtime se personi në fjalë është i Besës, LD-së, ASH-së ose AAA, të gjithë trajtohen si pjesë e VLEN-it, mendoj se është e rrugës dhe e domosdoshme që sa më shpejt të shndërrohet në një subjekt”, deklaroi Iseni.

Por në atë rast kush do të ishte lider kur VLEN të jetë një?

“Kjo ishte e imponuar edhe gjatë fushatës zgjedhore se kush do ta merr bajrakun. Ne e kemi demonstruar të njëjtën se nuk jemi për bajrak por për mirëqenie të qytetarëve për një qeverisje të mirë, andaj nuk na bën përshtypje cili nga liderët aktual do t’i takojë pozita e kryetarit”, u shpreh ai.

Ndryshe koalicioni VLEN përbëhet nga 4 parti politike Lëvizja Demokratike, Aleanca për shqiptarët, Besa dhe Alternativa, ndërsa nëse shndërrohet në parti, atëherë njëri prej kryetarëve, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi mund të zgjidhet në krye të partisë.

The post Transformimi i mundshëm i VLEN në parti politike, Iseni: Është e domosdoshme sa më shpejt të shndërrohemi në një subjekt appeared first on InfoShqip.com.