Mickoski: Korrupsionin do ta luftoj publikisht

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka dorëzuar në prokurori dëshmitë për tentim për ryshfet ndaj tij, për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ai thotë se me korrupsionin ka zgjedhur të përballet duke e denoncuar atë publikisht. “Unë kam vendosur që me krimin dhe korrupsionin të luftoj publikisht, prandaj e dhashë këtë deklaratë. Mesazhi është që koha […] The post Mickoski: Korrupsionin do ta luftoj publikisht appeared first on InfoShqip.com.

gusht 28, 2024 - 23:00
 0  6
Mickoski: Korrupsionin do ta luftoj publikisht

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka dorëzuar në prokurori dëshmitë për tentim për ryshfet ndaj tij, për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ai thotë se me korrupsionin ka zgjedhur të përballet duke e denoncuar atë publikisht.

“Unë kam vendosur që me krimin dhe korrupsionin të luftoj publikisht, prandaj e dhashë këtë deklaratë. Mesazhi është që koha e kriminelëve në politikë ka përfunduar, është koha e politikanëve të ndershëm, njerëzve që e duan popullin e tyre, atdheun e tyre dhe do të punojnë në interes të shtetit”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski një ditë më parë kur e publikoi akuzën tha se për tentimin për ryshfet janë njoftuar organet kompetente megjithatë prokuroria tha se nuk ka një raport të tillë.

“Deri më tani nuk ka një raport të tillë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Kryeministri Hristijan Mickoski një ditë më parë, pa zbuluar emra, tha se dikush i ka ofruar ryshfet për të nënshkruar tenderin për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, në shumën e 560 milion eurove. Për këtë, ai thotë se ka njoftuar përfaqësues të Komisionit Evropian, Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Investim, prej të cilëve ka pasur mirëkuptim pas shpalosjes së argumenteve. Mickoski tha se nuk mund të nënshkruajë një projekt dhe të shpenzojë gjysmë miliardë euro, para të qytetarëve për një projekt që përfundon në gjysmë tuneli në një rrugë qorre. /Alsat.mk

The post Mickoski: Korrupsionin do ta luftoj publikisht appeared first on InfoShqip.com.