Mexhiti: Sonte do të shtrëngojmë duart me Mickoskin për koalicion të ri qeveritar
Mandatari Histian Mickoski dhe liderët e koalicionit “VLEN” sonte po e finalizojnë marrëveshjen për qeverinë e ardhshme. Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” këtë e ka konfirmuar për “TV 24” sonte se pritet të shtrëngojnë duart me mandatarin Hristijan Mickoski. “Negociatat janë drejt fundit dhe koalicioni “VLEN” do të mbyllë negociatat për formimin e qeverisë me […]
Mandatari Histian Mickoski dhe liderët e koalicionit “VLEN” sonte po e finalizojnë marrëveshjen për qeverinë e ardhshme.
Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” këtë e ka konfirmuar për “TV 24” sonte se pritet të shtrëngojnë duart me mandatarin Hristijan Mickoski.
“Negociatat janë drejt fundit dhe koalicioni “VLEN” do të mbyllë negociatat për formimin e qeverisë me OBRM-PDUKM-në. Parimet e qeverisë së re janë vendosur, programet janë harmonizuar dhe jemi drejt fundit të skalionit të tretë.
Jemi duke analizuar se kush ku do të jetë nga koalicioni dhe shihet se Kasami po kthehet si kryetar i Komunës së Tetovës, vlerësuam se Gashi është më me përvojë si kryetar i Kuvendit. Taravari me shumë gjasa do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ekziston dilema se a do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe kjo do të jetë shumë për buxhetin e shtetit dhe për qytetarët e Gostivarit”, tha Mexhiti.