Mexhiti thotë se zgjedhjet i ka fituar VMRO-DPMNE-ja dhe ka humbur Fronti Europian
Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike është mysafir në Click Plus në TV21 tha se Fronti Europian – BDI ka humbur dhe se fituese e zgjedhjeve është VMRO-DPMNE-ja. Këtë deklaratë Mexhiti e tha pasi kujtoi deklaratën e krerëve të Frontit Europian kur thanë se se garojnë në superligë me partitë maqedonase – VMRO-DPMNE-në e LSDM-në. […] The post Mexhiti thotë se zgjedhjet i ka fituar VMRO-DPMNE-ja dhe ka humbur Fronti Europian appeared first on InfoShqip.com.
Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike është mysafir në Click Plus në TV21 tha se Fronti Europian – BDI ka humbur dhe se fituese e zgjedhjeve është VMRO-DPMNE-ja.
Këtë deklaratë Mexhiti e tha pasi kujtoi deklaratën e krerëve të Frontit Europian kur thanë se se garojnë në superligë me partitë maqedonase – VMRO-DPMNE-në e LSDM-në.
“Momentin kur u desht të ballafaqohet VLEN me BDI, pas thirrjes së Ahmetit, ai për herë të parë iku, e la konceptin etnik dhe doli në konceptin multietnik. Unë them se është legjitime, por në momentin kur ke dal në konceptin multietnik dhe kur deklaron se ti garon në superligë, garon me VMRO DPMNE dhe LSDM, atëherë e pret përfundimin e rezultateve. Përfundimi i rezultateve është që VMRO ka fitu, dhe ti që ke garu me VMRO ke humb dhe shkon në opozitë. Tash kur nuk i kovenon kjo, Osmani e Ahmeti mundohen të kthehen te kampi etnik. E këtu ka problem se kur është bë marrëveshja e majit në 2007 unë kam qenë në grupin me të cilin kam biseduar me VMRO DPMNE dhe kemi ardh deri te marrëveshja e majit, që është fituesi shqiptare me fituesin maqedon. Dhe në momentin që ke bo koalicion multietnk dhe thirresh në votat ë gjitha atyre nuk mund të jesh fitues shqiptar”, tha Mexhiti.
The post Mexhiti thotë se zgjedhjet i ka fituar VMRO-DPMNE-ja dhe ka humbur Fronti Europian appeared first on InfoShqip.com.