Miara Osaj boton librin e saj të parë “unë në fund të klasës së pestë”
Miara Osaj, një nxënëse e klasës së pestë në shkollën “Mileniumi i tretë” në Prishtinë, ka botuar librin e saj të parë të quajtur “Unë në fund të klasës së pestë”, libër ky që përmban tematika të ndryshme. Në një moshë kur të gjithë nxënësit zgjedhin libra të lexojnë, ajo ka zgjedhur të lexojë një


Miara Osaj, një nxënëse e klasës së pestë në shkollën “Mileniumi i tretë” në Prishtinë, ka botuar librin e saj të parë të quajtur “Unë në fund të klasës së pestë”, libër ky që përmban tematika të ndryshme.
Në një moshë kur të gjithë nxënësit zgjedhin libra të lexojnë, ajo ka zgjedhur të lexojë një të vetën.
Miara Osaj, nxënëse në shkollën “Mileniumi i tretë”, në Prishtinë, sapo ka kryer klasën e pestë, por sapo ka filluar një rrugëtim të ri.
Kjo pasi ajo ka botuar një libër të vetën me poezi, që përmbajnë tematika të ndryshme.
E për nder të kësaj dite, ajo dhe familja e saj kanë organizuar një festë, ku të pranishëm ishin shokët e shoqet të saj të klasës, prindërit e tyre, si dhe familja e saj.
Ajo tha se kjo është një ditë e rëndësishme dhe e pa harruar për të.
E një fjalë rasti e pati edhe nëna e saj, Mirlinda Rexhepi Osaj e cila shprehu emocionet e saja para të pranishmëve.
Tutje, redaktorja e librit të Miarës, tha se Miara është një zë i fortë i letërsisë.
E krejt në fund, Miara u shpërndau të gjithë nxënësve të klasës së saj, librin e saj.
