Mickoski: Asnjë nga palët që e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin të lumtur e të kënaqur, ky atdhe është i përbashkët për të gjithë ne

Në seancën solemne të qeverisë për 23-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo marrëveshje nuk i lumturoi palët në atë kohë, por që siguroi paqe, përcjell TV21. Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është atdhe i përbashkët, ndërsa tha se bashkërisht duhet t’i zgjidhim problemet e qytetarëve. “Duhet të jemi realë […] The post Mickoski: Asnjë nga palët që e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin të lumtur e të kënaqur, ky atdhe është i përbashkët për të gjithë ne appeared first on InfoShqip.com.

gusht 13, 2024 - 17:00
 0  4
Mickoski: Asnjë nga palët që e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin të lumtur e të kënaqur, ky atdhe është i përbashkët për të gjithë ne

Në seancën solemne të qeverisë për 23-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo marrëveshje nuk i lumturoi palët në atë kohë, por që siguroi paqe, përcjell TV21. Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është atdhe i përbashkët, ndërsa tha se bashkërisht duhet t’i zgjidhim problemet e qytetarëve.

“Duhet të jemi realë dhe të themi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në atë kohë asnjë nga palët që e nënshkruan nuk ishin të lumtur e të kënaqur deri në fund, megjithatë marrëveshja e Ohrit në atë kohë e solli atë që ishte më e nevojshme dhe më e kërkuar, paqen. Nga ky aspekt duhet të kuptohet se ky atdhe është i përbashkët për të gjithë ne dhe se patriotizmi i përbashkët thjeshtë do të thotë ndërtimi i jetës nën kulmin e përbashkët, me të drejta, obligime dhe luftë për një jetë më të mirë nën të njëjtin qiell”, tha Mickoski./tv21.tv

The post Mickoski: Asnjë nga palët që e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin të lumtur e të kënaqur, ky atdhe është i përbashkët për të gjithë ne appeared first on InfoShqip.com.