Mickoski: Deri në mesin e nëntorit subvencione mbi një miliard e treqind milionë denarë për rreth 20.000 bujq
“Gjendja me bujqësinë është katastrofale nga ajo që kemi trashëguar. Në këtë periudhë po vinte konsolidimi dhe mund të them se në periudhën prej 25 dhe 26 korrik diku deri më 17-18 nëntor janë paguar më shumë se një miliard e treqind milionë denarë subvencione për më shumë se 20.000 bujq”, deklaroi sot kryeministri Hristijan […]
“Gjendja me bujqësinë është katastrofale nga ajo që kemi trashëguar. Në këtë periudhë po vinte konsolidimi dhe mund të them se në periudhën prej 25 dhe 26 korrik diku deri më 17-18 nëntor janë paguar më shumë se një miliard e treqind milionë denarë subvencione për më shumë se 20.000 bujq”, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Novosellë të Strumicës.
Sipas tij, kjo deri më tani ka qenë e pamundur.
Mickoski paralajmëroi se ky konsolidim do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
“Po ju kujtoj se kemi pasur një çmim jashtëzakonisht të mirë për vreshtarët, për ata që merren me vreshtari. Gjithashtu mbështetje për kultivuesit e kumbullave. Kishim masa të jashtëzakonshme për prodhuesit e elbit dhe grurit, me mollën tani për tani situata është e shkëlqyer”, tha Mickoski i cili ishte i pranishëm në Festivalin e gështenjës– 2024.