Mickoski: Fondi Pensional është stabil edhe pse transferet do të vazhdojnë të rriten

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se në SPIM do të ketë vrimë edhe gjashtë-shtatë vite, derisa nuk fillon pagesa më e fuqishme e pensioneve nga Fondi i dytë pensional. Megjithatë, siç vlerësoi sot, Fondi është stabil edhe pse transferet do të vazhdojnë të rriten. Në VMRO-DPMNE tha Mickoski, ende ekzistojnë dy qëndrime lidhur me Fondin e […]

dhjetor 6, 2024 - 23:00
 0  5
Mickoski: Fondi Pensional është stabil edhe pse transferet do të vazhdojnë të rriten

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se në SPIM do të ketë vrimë edhe gjashtë-shtatë vite, derisa nuk fillon pagesa më e fuqishme e pensioneve nga Fondi i dytë pensional. Megjithatë, siç vlerësoi sot, Fondi është stabil edhe pse transferet do të vazhdojnë të rriten.

Në VMRO-DPMNE tha Mickoski, ende ekzistojnë dy qëndrime lidhur me Fondin e dytë pensional, një për nacionalizimin e tij, ndërsa tjetri për funksionimin e tij siç është tani.

“Vrimë në Fondin pensional do të ketë derisa Fondi i dytë pensional nuk fillon me servisimin e një pjese të pensioneve dhe kjo është pritur. Dhe tani fillon të merr pjesë Fondi i dytë në pagesën e pensioneve, por kjo është minimale. Për gjashtë deri shtatë vite pres që tërë kjo të jetë e nivelizuar dhe më ndryshe se krahasuar me sot. Fondi është stabil, edhe pse transferet do të vazhdojnë të rriten derisa Fondi i dytë pensional nuk fillon më fuqishëm të merr pjesë në pagesën e pensioneve”, tha Mickoski në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai zbuloi se edhe në seancën e sotme të KES-së, ka pasur propozim që të rritet TVSH-ja nga ana e komunitetit të biznesit, të mos jetë 18, por 19,5 për qind.

“Lloj lloj idesh ka, por ne duhet t’i vendosim argumentet në tryezë, të bëjmë analizë dhe të shohim çka fitojmë, e çka humbim, e pastaj të marrim vendime. Në parti ka mendime të ndryshme për Shtyllën e dytë pensionale. Një qëndrim është të zbatohet koncepti si në Estoni, Poloni, Hungari – nacionalizimi, ndërsa i dyti është të vazhdojmë kështu. Por, në këtë moment nuk marrim vendime pasi çmojmë se do të ketë vrimë dhe ajo do të vazhdojë gjatë 6-7 viteve, derisa nuk fillon pagesa më e fuqishme e pensioneve nga Shtylla e dytë pensionale”, sqaroi Mickoski.