Mickoski: Grubi me një biznesmen, me veturë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë
Kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës. Për më tepër, ndiqni emisionin e plotë Click Plus me fillim nga ora 21:30 në […] The post Mickoski: Grubi me një biznesmen, me veturë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës. Për më tepër, ndiqni emisionin e plotë Click Plus me fillim nga ora 21:30 në TV21.
“Informacioni im i fundit është që një kohë të gjatë, ish njeriu i parë i Lotarisë së Maqedonisë nuk gjendet në territorin e vendit tonë. Por që ish-zv/kryeministri, bashkë me një person tjetër biznesmen, me veturë me targa diplomatike, e ka lëshuar Maqedoninë dhe për herë të fundit është drejtuar në drejtim të fqinjit verior, Kosovës. Ky është informacioni i fundit të cilin e kam në dispozicion”, theksoi Mickoski.
The post Mickoski: Grubi me një biznesmen, me veturë diplomatike kanë dalë nga Maqedonia në Kosovë appeared first on InfoShqip.com.