Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se gjendja me Buxhetin është alarmante dhe se mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, thotë se do të ketë. Në ditarin qendror në televizionin “Sitel”, Mickoski tha se për “Pyjet Kombëtare” ku të punësuarit […] The post Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se gjendja me Buxhetin është alarmante dhe se mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, thotë se do të ketë.
Në ditarin qendror në televizionin “Sitel”, Mickoski tha se për “Pyjet Kombëtare” ku të punësuarit nuk kanë marrë pagë katër muaj, nevojiten prej 250 deri 300 milionë denarë, për “Ujësjellësin” prej 60 deri 100 milionë denarë, ndërsa mungojnë edhe tre miliardë e 700 mijë denarë për bujqit.
“Kanë bërë Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të ketë më Qeveri, prandaj u përpoqën t’i lënë sa më shumë probleme Qeverisë së re kështu që miliarda e miliarda denarë të mbesin pa mbuluar. Ka detyrime ligjore që është dashur t’i kryejnë, nuk i kanë paraparë në Buxhet etj. por mendoj se organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën në vijim”, tha Mickoski.
Një miliard e 200 mijë denarë, sipas Mickoskit, duhet të paguhen edhe në bazë të gjobave për faktin se disa nga ministrat i kanë rishpërndarë të punësuarit në institucionet jashtë ligjit.
Lidhur me ndërtimin e autostradave për të cilat qeveria e kaluar ka nënshkruar marrëveshje me “Behtel dhe Enka”, Mickoski tha se realizimi është rreth katër deri në pesë miliardë dhe se nuk janë zgjidhur marrëdhëniet pronësore-juridike, edhe pse shteti është zotuar për ta përfunduar në mesin e vitit të kaluar.
“Shteti ka marrë përsipër që nga mesi i vitit të kaluar do të duhet të hapë terrenin për punë për kompaninë kontraktore. Nga mesi i vitit të kaluar e deri më tani, ajo që duhet t’i paguajmë si gjobë kontraktorit, nëse ai vendos t’i faturojë, është rreth 36 milionë euro, gjegjësisht duhet të paguajmë tre milionë euro në muaj”, tha Mickoski.
Për kredinë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, Mickoski tha se është oferta më e mirë për momentin dhe se janë të hapur të bisedojnë me çdo institucion financiar që do të japë kushte më të mira. Ai beson se kredia nga Hungaria nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare.
“Më vjen keq që opozita nuk e pa të udhës të vlerësojë lëvizjen dhe të urojë. Ajo që po shikoja ishte më shumë si një komedi tragjike. Është aq tragjike siç thonë sa këto investime që paralajmëron Mickoski, ne kemi punuar në to, por nuk kemi arritur që të funksionojnë, kështu që Mickoski është dashur të vijë me bashkëpunëtorët e tij për të punuar në to. Paratë nuk kanë ngjyrë dhe kombësi. Vendet tjera le të na japin kushte më të mira, ne do t’i marrim prej andej”, tha Mickoski.
Për pagat e funksionarëve të cilët me vendim të Gjykatës Kushtetuese ishin rritur për 78 për qind, Mickoski tha se problemi duhet të zgjidhet sistematikisht.
The post Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë appeared first on InfoShqip.com.