Mickoski: Në Çair ndjehem si në shtëpi. Politikanë e korruptuar e përçajnë popullin
Në një intervistë ekskluzive për www.ora24.tv, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se në Çair ndjehet si në shtëpinë e tij. Ai tha se ka përfunduar koha e përçarjeve ndëretnike dhe se populli duhet të bashkohet. “Maqedonia është shtet multientik, këtu jetojnë etnitete të ndryshme. Jetojnë edhe maqedonas, edhe shqiptar jetojnë edhe turq, serb, romë, […] The post Mickoski: Në Çair ndjehem si në shtëpi. Politikanë e korruptuar e përçajnë popullin appeared first on InfoShqip.com.
Në një intervistë ekskluzive për www.ora24.tv, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se në Çair ndjehet si në shtëpinë e tij. Ai tha se ka përfunduar koha e përçarjeve ndëretnike dhe se populli duhet të bashkohet.
“Maqedonia është shtet multientik, këtu jetojnë etnitete të ndryshme. Jetojnë edhe maqedonas, edhe shqiptar jetojnë edhe turq, serb, romë, vllehë, boshnjak e të tjerë. Nëse i shihni të dhënat nga të gjitha regjistrimet e bëra më parë do të shihni se Maqedoni në përgjithsi është shtet multietnike dhe multikonfeksional dhe ashtu duhet të funksionojë, si shtet multietnik dhe multikonfeksional. Madje edhe ata që janë atest, të cilët, as nuk janë pjesë e religjionit islam, e as e krishterizmit, repsektivisht kishës ortodokse, katolike dhe të tjerave, e madje edhe ata që janë ateistë, të gjithë kemi të drejtë ta ndjejmë Maqedoninë si atdhe tonin dhe të gjithë ne, patjetër të punojmë Maqedonia të jetë e suksesshme”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria e ardhshme ka një plan ekonomik për të mbajtur rininë vë vendlindje./ora24.tv
The post Mickoski: Në Çair ndjehem si në shtëpi. Politikanë e korruptuar e përçajnë popullin appeared first on InfoShqip.com.