Mickoski: Nga viti i ardhshëm planifikojmë të blejmë vetura elektrike dhe hibride
Në pyetje e TV21 nëse qeveria planifikon të ndajë mjete për furnizim me vetura elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo pritet të realizohet me buxhetin e ri. Siç thotë, të gjitha institucionet janë të obliguara të bëjnë regjistrim të veturave. “Duam të bëjmë që të kemi qasje ndryshe përmes leasing-ut operativ, që të ulim […]
Në pyetje e TV21 nëse qeveria planifikon të ndajë mjete për furnizim me vetura elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo pritet të realizohet me buxhetin e ri. Siç thotë, të gjitha institucionet janë të obliguara të bëjnë regjistrim të veturave.
“Duam të bëjmë që të kemi qasje ndryshe përmes leasing-ut operativ, që të ulim shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre dhe në këtë mënyrë të ofrojmë një flotë të re automjetesh, mes të cilave sigurisht do të ketë edhe automjete të tilla elektrike, hibride etj. Automjete me të cilat sigurisht nuk do të ketë emetim të grimcave të këqija, siç është tani, dhe pres që së shpejti ta bëjmë këtë. Por sigurisht jo këtë vit, sepse duhet të parashihet në buxhetin e vitit të ardhshëm”, thotë Mickoski.