Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoaski u shpreh i prerë se nuk heq dorë nga shpërbarja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Sipas tij nuk mund të lejohet që kriminelët të jenë qytetarë të ndershëm ndërsa qytetarët e ndershëm kriminel. Mickoski tha se si kryetar i VMRO-së është i gatshëm të bisedoj me çdo ekspert dhe person që […]

Korrik 31, 2024 - 21:30
 0  5
Mickoski: Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoaski u shpreh i prerë se nuk heq dorë nga shpërbarja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Sipas tij nuk mund të lejohet që kriminelët të jenë qytetarë të ndershëm ndërsa qytetarët e ndershëm kriminel.

Mickoski tha se si kryetar i VMRO-së është i gatshëm të bisedoj me çdo ekspert dhe person që do të dinte ndonjë zgjidhje me të mirë. Ai lutet që të bëhet diçka e mirë dhe besimi 2 % në gjyqësor të bëhet së paku 12 %.

HRISTIJAN MICKOSKI

“Unë nuk heq dorë as nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor si reformë dhe as nga shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik, pres propozime, po lus për propozime që të mos jetë besimi i qytetarëve 2 për qind në gjyqësor, të mos jenë kriminelët qytetarë të ndershëm, ndërsa qytetarët e ndershëm të jenë kriminel. Sepse kemi prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, kjo nuk është pasqyra gjeneralë, të kuptohemi, ka përjashtime.