Mickoski: Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë në vend
Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë, as nuk e kemi lejuar ndonjëherë të ekzistojë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur pas njoftimit të BDI-së se nëse “Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe ne nuk mund të marrim përgjegjësi për atë që mund të […]
Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë, as nuk e kemi lejuar ndonjëherë të ekzistojë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur pas njoftimit të BDI-së se nëse “Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe ne nuk mund të marrim përgjegjësi për atë që mund të ndodhë më pas”.
Sipas tij, ata tashmë kanë paralajmëruar se ka pasur tentime për të cenuar sigurinë dhe kjo është një përpjekje e tillë.
“Ka disa vende ku takohen individë që duan të bëjnë tension sigurie. Ne si shtet dhe qeveri do të bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë sidomos tani, në kushtet kur të gjithë treguesit, parametrat ekonomikë, niveli i investimeve të huaja, rritja e pagave, reformat, rritja e PBV-së,… po shkojnë në kah pozitiv.
Jemi të vetëdijshëm se ata elementë që duan të na tërheqin sërish në kënetën politike dhe në të kaluarën, por qytetarët le të jenë të sigurt se ne analizojmë shumë dhe punojmë me partnerët tanë strategjikë. As ata dhe as Qeveria nuk do të lejojnë probleme të sigurisë”, tha kryeministri në një konferencë për media në Qeveri.