Mickoski nuk pret që deri në zgjedhjet lokale të ketë ndërhyrje në përbërjen e Qeverisë
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndërhyrje në Qeveri deri në zgjedhjet lokale të këtij viti. Siç ka theksuar në intervistën për Servisin publik, është i kënaqur me mënyrën se si ka funksionuar Qeveria deri më tani, duke pasur parasysh, siç tha ai, çfarë kemi trashëguar dhe me çfarë sfidash kemi hasur, transmeton Portalb.mk. “Gjithmonë mund […]
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndërhyrje në Qeveri deri në zgjedhjet lokale të këtij viti. Siç ka theksuar në intervistën për Servisin publik, është i kënaqur me mënyrën se si ka funksionuar Qeveria deri më tani, duke pasur parasysh, siç tha ai, çfarë kemi trashëguar dhe me çfarë sfidash kemi hasur, transmeton Portalb.mk.
“Gjithmonë mund të jetë më mirë. Me punën time mundohem t’i frymëzoj edhe kolegët e mi në Qeveri dhe do të vazhdoj në atë drejtim. Nuk pres që deri në zgjedhjet lokale të ketë ndërhyrje në vetë Qeverinë, pastaj na presin zgjedhjet lokale, pas kësaj na pret Kongresi i rregullt partiak i VMRO-DPMNE-së. Ndoshta çdo ndërhyrje, freskim brenda vetë Qeverisë do të ndodhte në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të varet nga shumë impute për të marrë një vendim të tillë. Mendoj se atëherë shumë gjëra do të jenë më të qarta në planin politik, por edhe në punën e anëtarëve të Qeverisë”, tha Miçkoski.
E sigurt, theksoi ai, është se nga 1 janari i vitit 2026 do të ketë një ndryshim strukturor të madh dhe më gjithëpërfshirës brenda strukturës së VMRO-DPMNE-së si parti politike, sepse ngadalë por me siguri disa nga gjeneratat duhet të ndryshojnë.
“Nëse e marr mbështetjen e delegatëve, sipas Statutit të Partisë pas kongresit të ardhshëm, ai do të jetë mandati im i fundit si kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe i radhës që do të ndodhë pas këtij në fund të vitit, VMRO-DPMNE do të ketë kryetar të ri”, tha Miçkoski.
Kreu i PDSH-së, nga ana tjetër, Menduh Thapi thotë se pa marrë parasysh zërave të ndryshëm, partia e tij nuk do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale. Thaçi thotë se nuk kontakton me pjesëmarrësit në qeveri.
“Jo, nuk ka lidhje, kam thënë që në fillim që ajo nuk ndodh. Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë. Do të shpifet por do të binden, u bënë 7-8 muaj, as që kontaktoj. Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmante sa që gjithkush që mendon për këtë mënyrë, o nuk e njeh politikën, o është bashkëveprues i këtyre kolaboracionistëve që tash janë në pushtet”, tha mes tjerash Thaçi.