Mickoski për deklaratën e Agelerit: Nuk shoh arsye që të mos shtohet ndonjë propozim francez plus për kërkesat tona
I pyetur për të komentuar qëndrimin e ambasadores amerikan Ageler se Marrëveshja e Prespës dhe korniza e negociatave nuk mund të rinegociohen, kryeministri Hristijan Mickoski tha se marrëveshja me Greqinë është realitet dhe se është pjesë e rendit kushtetues të Maqedonisë si shtet, por ai nuk sheh asnjë arsye pse të mos rinegociojë marrëveshjen me […]
I pyetur për të komentuar qëndrimin e ambasadores amerikan Ageler se Marrëveshja e Prespës dhe korniza e negociatave nuk mund të rinegociohen, kryeministri Hristijan Mickoski tha se marrëveshja me Greqinë është realitet dhe se është pjesë e rendit kushtetues të Maqedonisë si shtet, por ai nuk sheh asnjë arsye pse të mos rinegociojë marrëveshjen me Bullgarinë.
“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e propozimit francez që është shtesë në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, pra rinegocimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk negociojmë diktate dhe ultimatume, kështu që nëse do të mundej marrëveshja për fqinjësi të mirë të rinegociohet, nuk shoh arsye pse të mos shtohet ndonjë propozim francez plus që do të mbulojë kërkesat e popullit maqedonas”, tha Mickoski.
Kryeministri tha se qeveria nuk do të udhëheqë një politikë të standardeve të dyfishta siç bën Sofja zyrtare.
“Ne nuk mund të udhëheqim një politikë të standardeve të dyfishta. Nëse kërkojmë ndryshim të Kushtetutës me të cilin disa qindra qytetarë tanë që thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar, atëherë duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me ata qytetarë në Bullgari që thonë se janë pjesë e komunitetit maqedonas”, tha Mickoski.
Ai theksoi se duhet të shtrohet pyetja pse duan të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë, nëse i kërcënohen të drejtat e dikujt. Nëse po, tha ai, “atëherë duhet të shohim se cili institucion në Evropë është përgjegjës për të vendosur se kujt i shkelen apo jo të drejtat”.
“Ne duhet të kemi një politikë që nuk do të bazohet në standarde të dyfishta dhe për sa kohë që unë jam kryetar i qeverisë nuk do të drejtoj një politikë tjetër. Për mua janë të çuditshme deklaratat e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, i cili dërgon deklarata që shikojnë nga e kaluara dhe janë të mesjetës. Një njeri që e quan veten politikan evropian, dhe në një skenë të madhe shfuqizon të drejtat e njeriut, thotë se ne ishim kundër komunitetit bullgar. Ne nuk jemi kundër tyre, por kërkojmë edhe nga Radev që të respektojë të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari”, shtoi Mickoski.
Deklaratat e Mickoskit vijnë pasi ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë theksoi se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as me Bullgarinë për në Bashkimin Evropian. Ageler theksoi se marrëveshje tashmë janë “punë e kryer”.
Ageler theksoi se qytetarët duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin nga qeveria e re. pyetjeve.
“Për të qenë shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend të pranonin ndryshimin e emrit. Por ishte një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën qeveria e asaj kohe dhe shumë në komunitetin ndërkombëtar ranë dakord. Sigurisht që ne ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm. Është diçka që e ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut për të hyrë në NATO, dhe ka marrë shumë mundësi për të avancuar në Bashkimin Evropian. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij në betim thanë “e Veriut”. Tani do të monitorojmë me shumë kujdes se si respektohet”, tha Ageler.
Ndryshe, me fitoren e VMRO-së, përkatësisht formimin e qeverisë së re, ka filluar edhe tensionimi i raporteve midis Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë.
Me Bullgarinë, për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja.
Ndërsa tensionet me Greqinë nisën kur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, Maqedoni e Veriut, por e përmendi emrin e dikurshëm, Maqedoni.