Mickoski pyetët për flamurin shqiptar në Strumicë, flet për skenarin e destabilizimit (VIDEO)
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me largimin e tifozëve të grupit të Ballistëve nga stadiumi i Strumicës tha se në Shkup është një praktikë jashtëzakonisht e mirë që të mos ketë tifozë mysafirë dhe se nuk sheh arsye se pse të mos jetë njësoj në gjithë Maqedoninë, që të mos ketë tifozë mysafirë dhe […] The post Mickoski pyetët për flamurin shqiptar në Strumicë, flet për skenarin e destabilizimit (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me largimin e tifozëve të grupit të Ballistëve nga stadiumi i Strumicës tha se në Shkup është një praktikë jashtëzakonisht e mirë që të mos ketë tifozë mysafirë dhe se nuk sheh arsye se pse të mos jetë njësoj në gjithë Maqedoninë, që të mos ketë tifozë mysafirë dhe në këtë mënyrë ne mund të shmangen ngjarjet e tilla. Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin se në vend ka struktura të cilët për t’i fshehur krimet e tyre manipulojnë përmes grupeve të ndryshme për të provokuar incidente.
“Ne kemi struktura në shtet, të cilat për të mbrojtur pasurinë dhe gjithë atë që kanë vjedhur në shtatë vitet e fundit dhe kanë grabitur popullin, pa dallim etnie, do të keqpërdorin dhe manipulojnë me një grup të caktuar njerëzish për të shkaktuar incidente etnike. Është mënyra e vetme që të magnetizojnë publik për destabilizimin ose organizimin e protestave që po e planifikojnë këtë vjeshtë. Nuk guxojmë ta lejojmë këtë si qytetarë. Edhe si Qeveri, si kryeministër apeloj te qytetarët që mos të bien pre e këtyre komploteve të milionerëve”, HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR.
Lidhur me tifozët shqiptarë sot kanë reaguar edhe nga BDI. Ata nëpërmjet një komunikate me shkrim thonë se flamuri kombëtar mbrohet me vepra e jo me fjalë boshe të vazalëve. “Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
“Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇKsë dhe tash i erdhi rradha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Pa aftësia e vazalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët. Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti. Pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar”, BDI.
Në ndeshjen e djeshme në Strumicë në mes Brera- Shkëndija, tifo grupi i Ballistëve janë detyruar të largohen nga stadiumi për shkak se kanë shfaqur flamurin kombëtar.
VIDEO
The post Mickoski pyetët për flamurin shqiptar në Strumicë, flet për skenarin e destabilizimit (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.